Hajdari për Bardhin: Do fshihet nga historia e PD! Dëmtoi selinë blu dhe shpërdoroi besimin e demokratëve

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari komentoi situatën brenda selisë blu. Ajo deklaroi se Gazment Bardhi ka shpërdoruar besimin e demokratëve dhe nuk ja vlen ta komentosh ndërsa shtoi se ai do të fshihet nga historia e Partisë Demokratike.

“Nuk ja vlen të komentosh Gazment Bardhin. Ai lloj statusi përveçse tregon që s’e di historinë e PD, të akuzosh emra që kanë kontribuuar shumë aty brenda. Ka sjellë dëmtimin e PD, ai nuk di historinë e PD.

Gazment Bardhi kishte një post shumë të rëndësishëm në PD dhe shpërdoroi besimin e demokratëve në një farë mënyrë që historia e tij brenda PD nuk do mbahet mend si Sekretar i Përgjithshëm.

Ai do fshihet nga historia e PD. Sot ka akses në Facebook dhe disa ndjekësa, aq sa ka mundësi të komunikojë me demokratët, e shpërdoron.”-deklaroi Rudina Hajdari.

Zjarr Tv Ad