Presidenti Ilir Meta është takuar sot me Nedim Aleksandër Vlora, nipin e Ismail Qemalit. Duke ndarë dhe fotot në rrjetet sociale, Presidenti Meta në postimin e tij shkruan se pret me padurim botimin e librit të z.Nedim Vlora mbi historinë 1000 vjeçare të familjes Vlora, për t’u njohur edhe me disa dokumente të papublikuara më parë, për Ismail Qemalin.
POSTIMI I PLOTË I PRESIDENTIT META:
I lumtur të takoja ngrohtësisht Nedim Aleksandër Vlora, nipin e Atit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesit të shtetit tonë modern, Ismail Qemali. Kënaqësi të dëgjoja prej tij për lidhjen e ngushtë që ndjente në zemër për vendlindjen e të parëve dhe akoma më bukur sesi këtë dashuri të madhe për Shqipërinë jua transmetonte nipërve e mbesës së tij, me kërkesën, që edhe në brezat e ardhshëm të ruhet tradita e trashëgimit të mbiemrit Vlora. Pres me padurim botimin e librit të z.Nedim Vlora mbi historinë 1000 vjeçare të familjes Vlora, për t’u njohur edhe me disa dokumenta të papublikuara më parë, për Ismail Qemalin.