GJKKO pritet ta shqytojë më datë 14 maj ankimimin e avokatit të Alqi Bllaks për arrestimin e tij. Sipas shortit të hedhur sot, pritet që çështja të shqyrtohet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.
Njoftimi:
Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, çështja me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, në ngarkim të personit nën hetim A.B. është regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 06.05.2022, me nr. 12 regjistri themeltar.
Sipas shortit të ditës së sotme, kjo çështje do të shqyrtohet nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, në seancën gjyqësore të planifikuar më datë14 Maj 2022, ora 10:00.
Rikujtojmë se Bllako akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, lidhur lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit.
Referuar dosjes, Prokuroria e Posaçme kërkoi arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako me dyshimin se ka marrë në formë rryshfeti 150 milionë lekë për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.
Sipas hetimeve këtë shumë parash, deputetit socialist e ka marrë nga kompania “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k. duke paguar fiktivishit babain e tij Edmond Bllako, që rezulton i punësuar në Inceneratorin e Tiranës.
SPAK akuzon gjithashtu Bllakon se ka falsifikuar dokumentat për inceneratorin e Fierit në kohën kur mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin, Lefter Koka dhe kryetarin e komisionit të shpronësimeve Pëllumb Abeshi .
Ata kanë ndryshuar destinacionin e sipërfaqes së tokës ku u ndërtua inceneratori nga tokë arë në tokë truall duke i shkaktuar një dëm ekonomik buzhetit të shtetit prej 16 288.344 (gjashtëmbëdhjetë milion e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë.”
Gjithashtu si prova të reja SPAK ka paraqitur edhe tre udhëtime që ish deputeti ka bërë ne kohë të ndryshme me biznesmenin Klodian Zoto që ka fituar koncesionarin e Fierit. Ndërkohë ish-deputeti ka mohuar akuzat e SPAK, se është i përfshirë në këtë aferë.
Në deklaratën e tij Bllako ka thënë se procedura për dhënien me koncesion të inceneratorit është bërë nga komisioni i ngritur në Ministrinë e Mjedisit, e nuk ka pasur asnjë funksion vendimarrjeje, duke shtuar se detyra e tij ka qenë vetëm që t’ja përcjellë shresën Këshillit të Ministrave për Miratim.
Për punësimin e babait të tij fiktivisht në incineratorin e Tiranës, ish deputeti ka thënë se kontrata për punësimin e tij nuk është firmosur nga Klodian Zoto, por nga ana e administratorit talian. Dëshmia e Bllakos do administrohet dhe do futet në fashikujt e dosjes hetimore.