Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur sot se rikthimi i Myslim Murrizit, Rudina Hajdarit dhe figurave të tjera politike në PD, ishte i vonuar. Bashkë me Jozefina Topallin dhe Arben Imamin ata shkuan në Kuvendin e 30 prillit.
“Unë mendoj se qoftë zoti Murrizi dhe qoftë zonja Hajdari meritonin plotësisht vendet e tyre në PD për qëndrimin që ata mbajtën. Asnjë prej tyre nuk i lejoi vetes për sa kohë qëndruan në parlament të devijonin nga parimet opozitare.
E njëjta gjë dhe për zonjën Jozefina Topalli, e cila bashkë me Astrit Patozin, Arben Imamin dhe të tjerë nëpërmjet një pusie u asgjësuan në PD. E kam thënë që me pusinë që u bëri Lulzim Basha, kishin të drejtë të merrnin çdo lloj akti politik”, u shpreh Berisha.
Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit:
Politika ka një moral. Myslim Murrizi, Rudina Hajdari qenë dy deputetë që nuk u pajtuan me djegien e mandateve. Në Kuvendin e 30 prillit u votua nga të gjithë delegatët një rezolutë që dënohet ky akt dhe përcaktohej qartë se PD kurrë nuk mund të djegë mandatet.
Unë mendoj se qoftë zoti Murrizi dhe qoftë zonja Hajdari meritonin plotësisht vendet e tyre në PD për qëndrimin që ata mbajtën. Asnjë prej tyre nuk i lejoi vetes për sa kohë qëndruan në parlament të devijonin nga parimet opozitare.
E njëjta gjë dhe për zonjën Jozefina Topalli, e cila bashkë me Astrit Patozin, Arben Imamin dhe të tjerë nëpërmjet një pusie u asgjësuan në PD. E kam thënë që me pusinë që u bëri Lulzim Basha, kishin të drejtë të merrnin çdo lloj akti politik.
Për kohën që ata ishin, ata qëndruan opozitë e vërtetë për PD. Në çdo rrethanë. Reformën Zgjedhore në kaos e futi Lulzim Basha. Ky njeri humbi çdo marrëveshje me Edi Ramën. Më thuaj një marrëveshje me të cilën ai fitoi.
Unë nuk fajësoj fare Rudinën por Bashën. Ajo ishte në deputete, PD ishte një forcë politike. Lulzim Basha nuk do ishte ai që është, më datë 27 prill ai do të kishte mbushur sheshet.