Ish deputeti i PD-së Eduard Halimi ka hedhur akuza ndaj qeverisë sa i takon të dhënave personale të qytetarëve duke theksuar se shpërndarja e tyre masive kurrë nuk u ndëshkua.
Përmes një postimi në Facebook, Halimi shkruan se deri më sot vetëm të dhënat bankare të qytetarëve shqiptarë janë ato që s’janë prek
Postimi i plotë
TI KËRKOSH BANKAVE TË NDJEKIN SHEMBULLIN E NJË “ BANANA REPUBLIC” ME TË DHËNAT PERSONALE
Përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të dhënat personale që qytetarët ai besuan qeverisë tek e-albania, qeveria ua dha “patronazhistëve” dhe Partia i përdori për shantazh për të fituar zgjedhjet!
Është fakt se ky krim shtetëror i padëgjuar në mbarë botën jo vetëm nuk u ndërshkua por u përgëzua nga lideri sikur të ishim “banana republic”
Është fakt se përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të dhënat personale mbi pagat apo targat që qytetarët ia besuam qeverisë, u shpërndanë masivisht kurrë nuk u ndërshkua!
Është fakt se të vetmet të dhëna personale që nuk janë keqpërdorur deri më sot janë të dhënat bankare të mbrojtura nga ligjet ndërkombëtare të bankave mëmë!
Ti kërkosh bankave ndërkombëtare që ti besojnë të dhënat personale të qytetarëve “patronazhistëve “ të Partisë është po aq kriminale sa shpërndarja e të dhënave patronazhistëve!
P.S : Nëse e ke kaq për zemër digitalizimin të zbatojë ligjin që e ke miratuar para 2 vjetësh për emrat e pronarëve përfitues të kompanive “ofshore “ që ka ndonjë bankë në ishujt Cajman apo kompanive që marrin koncesione qeveritare!
Është shumë më e thjeshtë të zbatosh ligjet që ke miratuar vetë sesa të kërkosh bankave që të shkelin ligjet ndërkombëtare të kompanive mëmë!
Është e pakuptimtë që tu kërkosh bankave bija në Shqipëri të ndjekin modelin e një “banana republic” që kemi ndërtuar me “sukses” të plotë këtu!
Zullumi ende të pandëshkuara, patronazhistët/pagat/targat