Mbledhja e Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, e programuar për t’u zhvilluar ditën e sotme, ka dështuar për shkak të mungesës së deputetëve Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi.
Sekretari i Grupit Parlamentar, Arbi Agalliu, në një prononcim për mediat është shprehur se dy deputetët kanë njoftuar se s’mund të merrnin pjesë në mbledhje për shkak të angazhimeve të tjera. Sipas tij, këto mungesa janë edhe të qëllimshme, pasi Salianji ishte vetëm 3 zyra larg vendit që do zhvillohej mbledhja.
Agalliu tha se për mbledhjen e djehsme të Grupit Parlamentar u njoftuan të gjithë deputetët, por Grupi i Rithemelimit nuk mori pjesë, teksa shtoi se të hënën është dakordësuar për t’ui mbajtur mbledhja e radhës.
“I kemi njoftuar jo vetëm me telefon, por edhe nëpërmjet zotit Salianji dhe zotit Boçi. Kishim mendujar në orën 10, por kolegu Salianji kishte një angazhim dhe vendosëm që të mblidheshim rreth orës 13:00. Patëm një komunikim me zotin Boçi dhe më tha se sot do të ishte në një televizion. I thashë që ta zhvillonim mbledhjen para orës 1. Komunikimi ka qenë prezent jo vetëm me telefon, por edhe verbal. Kjjo mbledhje ka si qëllim organizimin dhe vendosjen e një rregulli takimesh. Dy kolegët nuk u paraqitën, Salianji dhe Boçi. Ne sot morëm një vendim që të zhvillojmë mbledhjen ditën e hënë. Sot vetëm vendosëm mbledhjen e Kryesisë, por edhe një mbledhje jashtë radhe të hënën në orën 09:15 në zyrat e Grupit Parlamentar. Nuk shikoj asgjë jokorrekte, por shoh një tendencë për të marrë flamurin dhe për të thënë që ky është i kapur apo i shitur. Përsa i përket situatës së zgjedhjes së Presidentit, Grupi Parlamentar ka shprehur dëshirën për të mbajtur qëndrim.
Mbledhja e sotme e Kryesisë ka patur edhe kuorumin enevojshëm për të qenë një mbledhje normale, por sërish ne u dakordësuam që t’u japim mundësi kolegëve të jenë në mbledhjen e ditës së hënë. Kryetari i Grupit dhe një pjesë e mirë e deputetëve kanë treguar tolerancë dhe mirëkuptim.
Mbledhja e djeshme ka qenë informuese. Mbledhja është thirrur për të gjithë. Ne kemi parë deputetë që nuk kanë merituar të jenë në atë mbledhje, por kanë qenë. Kuorumi ka qenë dhe nuk morëm asnjë vendim. Edhe sot munguan enkas deputetët, pasi zoti Salianji ishte 3 zyra më tej, por shkruan se nuk vinte dot. Ne po bëjmë procedurat siç i ka Grupi Parlamentar, i pëlqejnë apo jo dikujt, kjo është punë e tyre”, tha Agalliu.