Iriqi: – Pse përmende fjalën bole në tv?
Haxhiu: – Ka vite që i zë me gojë çdo ditë?
Iriqi: – Pse?
Haxhiu: – Nga që mosha m’i ka zvogëluar e duke i përmendur më duket se ato zgjohen. Dhe se kam frikë, i jap zemër vetes.
Iriqi: – Ngele në Tiranë, po në Prishtinë a shkon ndonjëherë, o njeri?
Haxhiu: – Shkoj, shkoj, por veç natën. Nuk më sheh kush as kur hyj, as kur dal.
Iriqi: – Pse?
Haxhiu: – Se boll kam bërë trazira atje. Ka plot njerëz që duan të më rrahin. Po fat që jam trupmadh, mendohen dy herë kur më afrohen.
Iriqi: – Në Shqipëri shfaqesh si këshilltari i Ramës.
Haxhiu: – Ai pranon këshilla nga Zaho. Tjetër nuk dëgjon. Unë i them çdo ditë mirëmëngjesi e mirupafshim. Kaq.
Iriqi: – E për kaq u paguan ai?
Haxhiu: – Unë punoj pa para. Fitimin e kam diku tjetër. P.sh sjell dikush miell nga jashtë, unë e pres në kufi. Është i imi, them, e fap hyn pa kontroll.
Iriqi: – Pa doganë d.m.th?
Haxhiu: – Doganën e paguajmë cent më cent. Por sjellim miell pa vlera ushqimore, ose krunde i thonë tirancit. E blejmë 2 lekë, e shesim 100. Fitim marramendës. Në Tiranë kam gjetur Amerikën.
Iriqi: – Pra dëmton shëndetin e popullit?
Haxhiu: – Jo, ndihmojmë shëndetin. Të hash krunde është sikur nuk ke ngrënë gjë. Pra, ne marrim paratë e miellit, populli bën dietë pa e kuptuar. Njësoj si të mbushësh stomakun me ajër.
Iriqi: – Pse vazhdimisht kritikon Berishën?
Haxhiu: – Për strategji. Se kështu bëhem lajm. Mbushen TV e gazetat me tituj për mua. Po sulmove luanin, dalin lajme.
Iriqi: – Berisha ka thënë se Millosheviçi ka pohuar që Batoni është i yni. Vërtet?
Kështu thotë dhe Vuçiç. Në fakt Berisha e ka zbuluar se përnjimend kështu është. Por nga kjo kam pasur plot të mira.
Iriqi: – Të mira se je spiun?
Haxhiu: – Po. Se po të mos isha, Rama nuk do më merrte këshilltar. Ai e adhuron Vuçiç. Tash nuk kuptohen ku dallojnë të dy. Se dhe Rama dhe Vuçiç i urrejnë kosovarët njësoj. Të dy kanë blerë mediat e të dy nuk lenë zë ndryshe në partitë që i kanë si pronë private. Aq u ekzaltua Rama kur mësoi për mua sa më tha: ‘Sa të kesh Vuçiçin, për asnjë mos e bëj çiçin’.
Iriqi: – E di emrin e Presidentit të ri?
Haxhiu: – Këtë pyetje bëja Zahos. Ai do ta shkruajë në një copë letër se cili do votohet.
Iriqi: – Aludohet për Nanon?
Haxhiu: – Mbase, me aq pak kompetenca që i kanë lënë një pijanec e bën mirë atë punë.
Iriqi: – Beson se Rama e fitoi me meritë mandatin e tretë?
Haxhiu: – As ai nuk e beson. Po e vodhi sa për histori. Besoj vitin tjetër do ketë prapë zgjedhje.
Iriqi: – Pse?
Haxhiu: – Se qeverisja e tretë e Ramës është si mielli im. Krunde i thonë tirancit. Pa mend e pa vlera. Veturë plot shkëlqim vërtet, por pa motor. Veturë që i punon veç boria.