‘Rama kontakte me njerëz të krimit’/ KPK shkarkon prokurorin Ndoja pasi kërkoi tabulatet e kryeministrit

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja.

Prokurori nuk ka mundur të kalojë kështu procesin e vetingut, pasi sipas KPK, nuk justifikon pasurinë ndër vite.
Gjatë seancave të vetingut, prokurori kishte kërkuar që të kontrollohen tabulatet telefonike të kryeministrit Edi Rama, pasi ka kontakte me njerëz të krimit.

Arjan Ndoja nuk e saktësoi se cili ishte personi nën hetim që komunikonte direkt me Edi Ramën dhe as dosjen në të cilën është regjistruar ky komunikim.

Kujtojmë se Ndoja ka qenë shënjestra e atentatit të 1 nëntorit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

Ditën e ngjarjes Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, aktualisht shofer i prokurorit.

Zjarr Tv Ad