Rama kritika të forta kryebashkiakëve: U zgjodhën pa garë, disa rrinë aty për inerci, ka papastërti te shërbimi i qytetarëve

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, në Asamblenë e Partisë Socialiste, Kryeministri i vendit Edi Rama, ka kritikuar një pjesë të kryetarëve të bashkive, të dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit, ku tha se ata u zgjodhën pa garë dhe një pjesë janë aty vetëm për inerci.

Duke mos dhënë emra konkretë, kreu i qeverisë vuri theksin te dy probleme më të mëdha, siç është papastërtia dhe mosdhënia e shërbimit për qytetarët. Disa kryetarë bashkisë që hynë në një palë zgjedhje pa garë dhe u zgjodhën kryetarë në një ndeshje pa kundërshtarë kanë vazhduar për inerci të qëndrojnë në krye të bashkive a thua se kundërshtarët e komunitetit nuk ekzistojnë.

Po marr papastërinë që është a-ja dhe që është një sfidë e madhe e këtij mandati. Sfidë që po bëjmë përditë. Një pjesë janë krah për krah me ne, me ministren e mjedisit. Një pjesë nuk janë fare të angazhuar në këtë proces dhe kjo është fatkeqësi.

Siç është fatkeqësi të shohësh se kërkesës ligjore për të ngritir këshillat rinorë vendorë deri tani janë përgjigjur vetëm 44 bashki. Afati ka kaluar dhe ka stërkaluar. Nuk dua t’i marr me emër, por e dinë. Me çfarë merreni? Po si ka mundësi që nuk ju intereson. Çfarë do t’u thoni të rinjve? Si do tu dilni përpara?”, shprehet Rama.

Zjarr Tv Ad