“Edi Rama ka penguar një operacion që kapte në korrupsion Ardian Dvoranin”, akuza e fortë e Kryemadhit: Drejtorët e Bashkisë përgjojnë prokurorët e SPAK

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi iu përgjigj sot akuzave që Edi Rama i bëri SPAK-ut, në lidhje me hetimet e pretenduara nga prokuroria e posaçme për Ardian Dvoranin.

Kryemadhi hodhi një akuzë të fortë ndaj Ramës, duke thënë se ai ka dekonspiruar një aksion që do të kapte në flagrancë Dvoranin dhe bashkëpunëtorë të tij. Sipas Kryemadhit, prova e prishjes së aksionit nga vetë Rama ekziston diku.

“T’i përgjigjem në emrin edhe te shumë të tjerëve që s’e kanë dot mundësinë.

E di shumë mirë që Ardian Dvorani ka një histori të fshehur ku Rama dëmtoi një aksion i cili kapte në flagrancë Ardian Dvoranin e shumë të tjerë në një aferë korruptive.

Ai e di mirë që kjo gjë nuk prishet se diku është.

E dyta Rama kërcënon SPAK duke ngritur akuza të dretpërdrejta ndaj SPAK por duhet të tërhqë të gjithë drejtoRët e bashkisë te Tiranës që mos rrinë më poshtë pallateve të prokurorëve të SPAK”, u shpreh Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad