Kryemadhi: Rama sulmon SPAK-un prej dosjes së Inceneratorëve! “Luli vogël”, doli i madh në…

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi sot se edhe ajo si gjithë të rinjtë shqiptarë e ka menduar largimin nga Shqipëria.

Gjatë një takimi me gjimnazistët, Kryemadhi ka deklaruar se të rinjtë po shpopullojnë vendin dhe se kjo ka ndodhur për shkak të Edi Ramës dhe politikave të gabuara të qeverisë.

Kryetarja e LSI-së komentoi dhe qëndrimet e Ramës dhe sulmet e tij ndaj SPAK, teksa ka thënë se kjo vjen për shkak të frikës që ka ndaj dosjes së inceneratorëve.

“Po t’ju pyesësh të gjithëve nëse doni të largoheni nga Shqipëria, besoj se ju të gjithë do thoni po! Largimin nga Shqipëria edhe unë e kam menduar shumë herë, por këtë gjë e do Edi Rama. Edi Rama është kryeministri i drogës, korrupsionit, vrasjes së shpresuese, i varfërisë së shqiptarëve, është kryeministri i çdo fatkeqësie që i ka rënë shqiptarëve. Rinia shqiptare ndjen neveri ndaj politikës dhe sot pamë se si Edi Rama urdhëronte ngritjen e Këshillave Rinor me urdhër politik. Kërcënonte SPAK-un, PS, SKAP, çfarë s’kemi dëgjuar, por shkumëzimi që kishte Rama behet fjalë për dosjen e Inceneratorëve. Fatet e Tiranës për 30 vjet i ka vendosur, Edi Rama dhe Erion Veliaj, sepse ata do vendosin taksat. Të rinjtë s’do kenë të drejtë të marrin vendime sepse çdo gjë është dhënë me koncesion”, tha Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI-së ka sulmuar dhe ish-aleatin e saj, Lulzim Basha, të cilin e akuzoi se shiti opozitën për interesat e tij personale.

“Luli i Vogël në politikë, por që ishte i madh në shitjen e opozitës, ai shiti interesant e shqiptarëve për përfitimet e tij financiare”, theksoi ajo.

Zjarr Tv Ad