Dy ekstradime dhe një hall që as SPAK nuk ia zgjidh dot!

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Gent Strazimiri/

U ekstraduan “nga” dhe “për” Shqipëri edhe 2 zyrtarë të tjerë të Edi Ramës, të kërkuar nga Interpoli. I pari, drejtor i Ujësjellësit të Bashkisë Kurbin, ekstraduar drejt Spanjës për grabitje vilash me dhunë.

I dyti, oficer i Gardës së Republikës, ish- truprojë e Saimir Tahirit, nga Gjermania për në Shqipëri, për trafik ndërkombëtar droge; Të dy të pluri-denoncuar nga Sali Berisha në vite, ekzaktësisht për veprat penale për të cilat u arrestuan sot.

Të dy të mbrojtur publikisht nga Edi Rama, duke përdorur fjalët më të ulta ndaj denoncimeve të Sali Berishës. Paralelisht me këto ekstradime, kryeministri i vendit më të korruptuar të Evropës, nga podiumi i partisë së tij, i jepte SPAK-ut urdhra specifikë se kë individ duhet të hetojë dhe hetimin për cilin individ duhet të ndërpresë.

Edi Rama, kryeministri i kapur në flagrancë dhe denoncuar publikisht me emra dhe ngjarje konkrete nga Sali Berisha, për kriminalizim të parlamentit, bashkive, administratës publike, sot i kërkoi SPAK-ut “ta shpëtojë” nga Sali Berisha.

Përgjigja e SPAK ishte sa e rrufeshme, aq dhe interesante:

* nuk punojmë me deklarata politike, por me denoncime konkrete.

Megjithëse SPAK është produkt politik direkt i Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij me apo pa imunitet diplomatik, tensioni mes tyre duket të jetë në nivele të larta.

Duket se SPAK nuk ka aspak ndërmend të shërbejë  si “barkë shpëtimi” për kryeministrin, dhe kjo jo sepse është i pavarur siç e kërkon ligji.

Jo!

Nëse SPAK do ishte i pavarur, sot do i kishte kujtuar Kryetarit të Partisë Socialiste, se “intimidimi”, “kanosja” apo “ushtrimi i ndikimit” ndaj organeve të drejtësisë, është vepër penale, dhe se ai vetë është subjekt potencial hetimi, thjesht dhe vetëm për faktin se është kryeministër…

Përgjigja sa nervoze, aq e rrufeshme e SPAK dëshmon se burgosja me urdhër partie e pa prova, e kundërshtarëve politikë, është më shumë se retorikë e Edi Ramës. Është plan, projekt i tij si e vetmja mënyrë për të mbajtur i pasfiduar pushtetin që nuk e mban dot me votën e popullit. Sot Edi Rama nuk sulmoi SPAK-un, por kërcënoi publikisht një shoqëri të tërë se hallin që ka me shoqërinë ka ndër mend ta zgjidhë me burg, jo me votë! Se ai që i del përballë dhe e sfidon, përfundon në burg. Në thelb, ky nuk është lajm i keq!

Zjarr Tv Ad