Politika e fasadave të Ramës/ Kërpaçi: Përgjegjësi direkte në 9 vite për largimin masiv të të rinjve

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi ka reaguar pas propagandës së kryeministrit Edi Rama me të rinjtë, se do të ngrejë këshilla rinor lokal. Në një deklaratë për mediat, Kërpaçi ka theksuar se po vijnë zgjedhjet e radhës dhe kryeministri u kujtua të përmendi sërish të rinjtë pasi u duhet vota e tyre.

‘Politika e fasadave të kryeministrit Rama, është përgjegjësja direkte që gjatë 9 viteve të qeverisjes së tij, janë parë ritme të frikshme largimi masiv të trurit dhe shtresës së mesme jashtë vendit: për të ndërtuar jetën në një vend normal dhe me garancitë për punë dhe dinjitet’, ka thënë Kërpaçi.

Deklarata e plotë e Floida Kërpaçit

Po vijnë zgjedhjet e radhës dhe kryeministri u kujtua të përmendi sërish të rinjtë. U duhet vota e tyre, ndaj edhe i përmend. Sepse kjo është një politikë që kujtohet për njerëzit vetëm kur vijnë zgjedhjet. Ndërsa, në periudhën ndërmjet zgjedhjeve kujdesen për miqtë, familjarët dhe njerëzit e lidhur me ta. Politika e fasadave të kryeministrit Rama, është përgjegjësja direkte që gjatë 9 viteve të qeverisjes së tij, janë parë ritme të frikshme largimi masiv të trurit dhe shtresës së mesme jashtë vendit: për të ndërtuar jetën në një vend normal dhe me garancitë për punë dhe dinjitet.

 

Të kujtohesh sot, pas 9 vitesh në qeverisje, për të ngritur këshillat rinor lokal, a thua sikur këto këshilla do të jenë zgjidhja e kërkesave që kanë të rinjtë shqiptarë sot, është fyerja më e madhe që i bëhet të rinjve në të gjithë vendin, të cilët ndihen të papërfaqësuar nga ky model politik dhe e përçmojnë këtë model qeverisës.

Pyetjes që kryeministri u bëri kryetarëve të bashkive së çfarë do tu thoni të rinjve? Do te doja ti pergjigjesha duke i thënë: Çfarë ke ti kryeministër, për tu thënë mijëra të rinjve që kanë marrë kamiona dhe aviona, e çdo mënyrë largimi të menjëhershëm nga Shqipëria që ti drejton? Çfare ke ti kryeministër, për tu thënë mijëra të rinjve, që sot janë në Evropë dhe kudo në botë, që nuk duan të kthehen në Shqipërinë Tuaj, sepse vendi është në një situatë shumë të vështirë ekonomike!

Të rinjtë shqiptarë nuk kanë nevojë që ti ngrihen fasada rreth realitetit të paprespektiv që ata jetojnë. Përkundrazi, të rinjtë shqiptar janë sot shumë herë më të ditur, më të zgjuar dhe më vizionarë se të gjithë pushtetarët tanë në krye; Ata duan më të mirën për veten dhe ndaj ritmet e emigrimit të rinisë shqiptare drejt Bashkimit Europian janë rritur me ritme galopante.

Gjenerata e re e refuzon qeverinë Rama, modelin ekonomik të saj, refuzojnë gjendjen e punësimit, arsimit apo shëndetësisë në vend; pavarësisht se familjet e tyre paguajnë sot taksa dhe detyrime më të larta ndaj institucioneve publike qendore dhe lokale. Nëse vërtet i duan të rinjtë, qeveria duhet të zgjidhë problemet konkrete që ata vetë me politikën e ndjekur në këto 9 vite, ua  kanë ngritur të ardhmes së rinisë shqiptare, si një mur të pakapërcyeshëm.

Këtë shqetësim e kemi marrë edhe nga takimi i djëshëm me maturantë të gjimnazeve të Tiranës. Jo ngritje strukturash pa funksion, por dhënie fund të praktikave eksperimentale me Maturën Shtetërore: do të ishte një kontribut konkret që do të përmiresonte jetën e të rinjve të vendit. Në lidhje me arsimin, krahas Matures Shtetërore eksperimentale, ka shume probleme per te cilat gjimnazistet ngriten zerin duke theksuar :

  • Mungesa informacionit per tregun e punes qe do ti mundesonte te merrnin vendimet e duhura per arsimin universitar
  • Keshillimi karrieres
  • Mungesa e laboratoreve ne shkolla.
  • Pershtatja e librave me kurrikula bashkekohore dhe jo sipas interesit te drejtuesit te radhes te institucionit arsimor
  • Rritja e rendesise se psikologut ne shkolla, qe shkolla si institucion te perkujdeset ne cdo aspekt te formimit psiko-social te gjenerates se re.

LSI mbetet mbeshtetesja numer 1 e rinise Shqiptare. Sfidat e rinise Shqiptare jane shume te medha por eshte me rendesi angazhimi yne i perditshem, i cdo aktori politik e jo vetem qe te mos ndalemi te veprojme dhe te jemi kontribuesit me aktiv te nje Shqiperie me te mire qe te gjithe duam te ndertojme.

Faleminderit!

Zjarr Tv Ad