Thirrja e Ramës për arrestimin e Berishës, avokat Ngjela tregon përse ish-kryeministri nuk mund të gjykohet nga SPAK

0
1222
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje dje Prokurorisë Speciale që të merrej “me non gratën e madhe” Sali Berisha . Por, avokat Spartak Ngjela tregon një rrugë tjetër që duhet të ndiqet për të çuar në prangosjen e ish-kryeministrit, duke përjashtuar SPAK.

Denoncimin duhet ta bëjnë organet ligjore amerikane në një prokurori dhe gjykatë ndërkombëtare për gjykimin e krimeve në Shqipëri, dhe jashtë saj. Për krimet që kanë kryer krerët e politikës shqiptare që kanë qenë në pushtet”, shkruan avokati ndër të tjera.

Shkruan Spartak Ngjela:

Rama nuk e kupton dot saktë se çfarë është krimi i organizuar në rangjet e larta të politikës. Nuk mund t’i kërkohet pushtetit gjyqësor shqiptar penalizmi i Saliut. Pse?

Po këtu del kjo pyetje:

Përse nuk e denoncuan përpara pushtetit gjyqësor në Prishtinë Thaçin ndërkombëtarët, por e  paraqitën denoncimin kundër tij në Hagë?

Sepse, gjithkush nga gjyqtarët e gjykatës së Prishtinës do t’i ndruhej vrasjes së tij. Thaçi drejtonte ende një organizatë paraushtarake në Kosovë. E kuptoni tani se përse Saliu nuk mund të gjykohet nga SPAK? Dhe, e kuptoni gjithashtu se përse amerikanët nuk e kanë sjellë ende denoncimin e tyre kundër Saliut në SPAK?

Por, a do të gjykohet Saliu?

Sigurisht që po. E ndoshta ashtu si edhe Thaçi. Por denoncimin duhet ta bëjnë organet ligjore amerikane në një prokurori dhe gjykatë ndërkombëtare për gjykimin e krimeve në Shqipëri, dhe jashtë saj. Për krimet që kanë kryer krerët e politikës shqiptare që kanë qenë në pushtet.

Por, dhe kjo gjykatë, duhet të ngrihet jashtë Shqipërisë, nga Parlamenti i Shqipërisë, me ligj të veçantë. Njëlloj siç u bë edhe në Kosovë.

Zjarr Tv Ad