Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u takua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ekipin e zyrës për Çështjet Ndërkombëtare në Nju Jork, komisionerin Ed Mermelstein dhe zv.komisioneren Kristen Edgreen Kaufman.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan se: “Shumë i lumtur që u takova me ekipin e zyrës për Çështjet Ndërkombëtare në Nju Jork, komisionerin Ed Mermelstein dhe zv.komisioneren Kristen Edgreen Kaufman.
Pres me padurim bashkëpunimin me Tiranën si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, për më shumë nisma dhe organizata rinore me qendër në NYC”.
Një ditë më parë, kryebashkiaku Veliaj zhvilloi një takim dhe me kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams si dhe me aktivistin e njohur shqiptaro-amerikan, Mark Gjonaj