Rama akuzon SPAK, Salianji: Kryeministri dirigjon drejtësinë se kë duhet të hetojë

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka komentuar deklaratat kryeministrit Edi Rama ku i bëri thirrje SPAK që të hetonte Sali Berishën dhe Ilir Metën. Salianji tha se Rama dirigjon drejtësinë se për kë duhet të veprojë.

Kryeministri i një vendi sulmon kundërshtarin e tij politik duke i turrur drejtësinë. Ky zotëri ka 9 vite që është në pushtet dhe bërtet akoma, Berisha, Ilir Meta.

Në këtë vend ndodhi që inceneratori i Fierit vazhdon merr para dhe po ashtu i Tiranës, këta që janë të paprekshmit…

Ku ka influencë më të madhe se të dalë një kryeministër dhe di se kush është prokuror i pavarur, për çfarë drejtësie flasim? Kryeministri dirigjon drejtësinë se ku duhet të veprojë.”-tha ai.

Përse Rama po e bën këtë?

Salianji: Për t’ju thënë atyre të jashtmëve partnerëve që nuk ka kontroll mbi SPAK. Pas 9 vitesh të keqqeverisjes institucionet e drejtësisë nuk e çojnë dot deri në fund asnjë hetim.

Ka të drejtë Rama që SPAK nuk heton?

Salianji: Vetëm Rama s’ka të drejtë. Edhe një rast së fundmi i opozitës ishte i përdorur për vota për PS në zgjedhjet e  25 prillit. Një rast i fundit për një deputet të PD ku ishte një familjar i tij i përshfirë, vota për PS ka mbledhur. Rama po bënë propagandë dhe ka kontroll. Po të guxoni të prekni këtej nga ne, ju s’kualifikoheni.

Zjarr Tv Ad