Anjeza Shabani paditet sërish për dhunë, kallëzimi vjen nga prindërit e një 6 vjeçareje

0
698
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Administratorja e Kopshtit ‘’Diren’’ Anjeza Husha tashmë nën arrest me akuzën e keqtrajtimit të të miturit 3-vjeçar me iniciale A.K do të përballet dhe me akuzën e dhunimit të një minoreneje 6-vjeçare. Është policia e shtetit ajo që hedh dritë mbi këtë kallëzim, ku rezulton se kanë nisur hetimet për një episod tjetër dhune po në ambjentet e kopshtit në të cilin Anjeza u filmua teksa dhunonte të miturin.

Pak ditë më parë Shabani u la në burg për akuzën e keqtrajtimit të të miturit 3-vjeçar me iniciale A.K. Ky denoncim nga prindërit e 6-vjeçares nga kryeqytetit duket se rëndon pozicionin e Shabanit përballë drejtësisë. Aktualisht hetimet për Anjezën konsiderohen të hapura ndërsa prokuroria është në pritje të aktekspertimeve mjeko-ligjore të dy fëmijëve, 3-vjeçarit dhe minorenes 6-vjeçare, në trupin e të cilëve janë konstatuar shenja dhune.Report tv/a.k235407

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad