Paloka: Kush e hetoi Ramën për 200 milionë eurot dhe vilën-pallat?

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Edi Paloka

Do ishte për të qeshur, po është për të qarë…

Rama kërkon nga SPAK-u të hetojë gjyqtare e prokurorë që kanë pasuri e vila të pajustifikuara! “Nuk i kemi shpallur ne- thotë Rama- po organi i pavarur i vetingut”

Asgjë kundër për hetimin, madje dhe dënimin e atyre që kanë abuzuar me drejtësinë dhe shqiptarët për t’u pasuruar me paratë e korrupsionit. Jam vetë “viktimë” e një akti të tillë. Po komisioni “i pavarur” i vetingut ?!!! E për më tej, a mundet të vetëshpallet Rama flamurtar i kësaj?!!

Rama në një raport të OSBE, denoncohet se ka 200 milion euro pasuri (disa vite më parë). Ndërkohë vila-pallat e Ramës është në sytë e gjithë botës. Tre herë ka mashtruar Rama publikisht për të justifikuar këto pasuri të pajustifikuara. Janë me zë dhe figurë mashtrimet e tij. Një herë thotë “para emigracioni” pastaj “pasuria e gruas” e pastaj “nga shitja e librit”…

Kush e hetoi Ramën për këto? Po hajdutët e tjerë të Ramës në qeveri e bashki që kanë marrë vetëm rroga në administratë dhe sot kanë pasuri përrallore ?!

Zjarr Tv Ad