Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Edi Rama duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ka vendosur të ofendojë banorët e Kamzës.
Gjatë konferecës së tensionuar për mediat, ai është shprehur se grupi i UEFA-s ka vlerësuar pastërtinë e Tiranës, që vendosi finalen në kryeqytet. Këtu, ai ka ofenduar edhe banorët e Kamzës, ku ka thënë se specialistët e UEFA-s nuk vijnë nga Kamza, por nga Zvicra.
‘Një nga karakteristikat e inspektimit të grupit të Uefas për përcaktimin e finales ishte pastërtia, sa për dijeni dhe ata nuk vinin nga Kamza e Xhelal Mziut dhe ata vinin nga Zvicra.
Pastërtia e Tiranës ishte një nga pikat dhe sigurisht që këto janë gjëra të vogla për ju se ju merreni me gjëra më të mëdhaja’, u shpreh Edi Rama me përccmim për banorët e Kamzës dhe zonave përreth Tiranës.