Majlinda Bregu Presidentja e re e vendit? Deputeti i PD-së jep përgjigjen e prerë

0
2746
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Luçiano Boçi komentoi sot procedurat që po ndiqen për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. I pyetur në lidhje me emrin e Majlinda Bregut, e cila është përfolur si një kandidaturë e mundshme për këtë post, Boçi dha një përgjigje të prerë.

“Tani nga Zhiti kaluam te Bregu, nga Bregu mund të kalojmë të një gjeneral. E saktësova qartazi që roli im si negociator është të mos artikuloj emra. Tallja me zarfat që Rama bëri me deputetët e tij, s’dua të jem pjesë e këtyre bisedave.  Shqipëria ka boll personalitete që plotësojnë identikitin e të qenit President. Nëse arrijmë në konkludimin e një emri, do jetë një nga emrat më të mirë”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad