Abuzimi me çmimet e hoteleve, sipërmarrësi Altin Prenga ironizon: Ata që i kanë çuar 700 euro/nata, mund të kenë protestuar për rritjen e çmimit të naftës

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipërmarrësi Altin Prenga ka komentuar i revoltuar abuzimin me çmimet e hoteleve në Tiranë, gjatë natës së finales së Conference League.

Biznesmeni i Mrrizit të Zanave ironizon pronarët e hoteleve në Tiranë, të cilët dhomat me 25 euro i kanë çuar në 700 euro nata, duke thënë se po të njëjtët mund të kenë qenë mes atyre që kanë protestuar për rritjen e çmimit të naftës në vend.

Çmimi për një natë në kryeqytet ka arritur deri në 6000 euro në disa raste.

Reagimi i Prengës në rrjetet sociale:

Verifikova çmimet ne booking për kureshtje të qindra hoteleve mq dt 25 në Tiranë meqq s’ju besoj lajmeve. Kshu pa frikë nja 10 ose 15 fish më shumë se zakonisht.

Me vite na vijnë njerëz për të marrë ide biznesi tek ne, dhe kur ju flasim për çmimin e drejtë, etikën, raportin cilësi çmim nuk e rruan kush.

Me atë llogjikë dhomat tona me xham nja 200 ditë në vit kta 3 vite i kishim shitur me 1000€ natën por është e padrejtë sepse nuk ofrojmë dicka për atë çmim!

Po imagjinoja që një pjesë e atyre qe po shesin dhomat 25€ me 700€ do kenë dalë në protestë për çmimin e naftës dikush tjeter ja vë fajin vetem politikës se përse s’bëhemi, pra moral vetëm me bythë të huaj. Kur kemi momentin tonë i fusim një të shitme bythës me gjithë parime!

Zjarr Tv Ad