Ndryshime në rregulloren e Policisë së Burgjeve, cilat janë rastet kur efektivët mund të përdorin armët ose pajisjet kufizuese

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i Ministrave ka miratuar rregulloren e re për përdorimin e armëve dhe pajisjeve kufizuese nga Policia e Burgjeve.

Në vendimin e publikuar nga qeveria theksohet se Policia e Burgjeve ka të drejtë të mbajë dhe të përdorë armë, si më poshtë:

  1. a) Armë me elektroshok;
  2. b) Armë për përhapjen e gazeve irrituese;
  3. c) Shkop gome;
  4. ç) Shkop metalik.

Ndërkohë që për sa i përket pajisjeve kufizuese, policët e burgjeve mund të përdorin:

  1. a) Pranga duarsh;
  2. b) Pranga plastike;
  3. c) Këmisha force;
  4. ç) Rrip mesi kufizues;
  5. d) Rrjeta izoluese.

Armët e mësipërme mund të përdoren nga efektivët e institucioneve të vuajtjes së dënimit vetëm kur i burgosuri ndërmerr veprime të drejtpërdrejta me qëllim largimin, kur efektivi është i detyruar të mbrojë jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat e tij ose të një kolegu të tij, ose kur i burgosuri rrezikon jetën e tij ose të personave të tjerë në qeli.

Zjarr Tv Ad