Gazment Bardhi për “Rithemelimin”: S’paguajnë dot ujin dhe dritat e PD, më kërkuan mua…

0
164
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se grupi i Rithemelimit i ka kërkuar atij që të firmosë për të paguar dritat e selisë.

Ai tha se ata “Rithemelimi” nuk paguan dot ritat dhe ujin dhe administratën, pasi nuk i njeh asnjë institucion.

“Këta që janë drejtues të partisë, nuk paguajnë dot dritat dhe, ujin dhe rrogën e administratës së PD se nuk i njeh asnjë institucion. Më kërkojnë mua të firmos për energjinë elektrike që harxhojnë këta në godinën PD. Po flasim për statusin e shumicës së anëtarësisë. Kjo do të duhet të verifikohet. Shumica do të duhet të ketë vulën në një proces të përbashkët që përcakton se kush është shumica.”, tha Bardhi

Zjarr Tv Ad