Ironizon Nard Ndoka: Rama del nudo dhe e votojnë, Ronelën jo, ajo na “fyeu” rëndë

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Nard Ndoka shkruan se kryeministri Edi Rama ka 9 vite që mashtron për hapjen e negociatave, ndërsa qytetarët mërziten për veshjen e Ronela Hajatit në Eurovision.

Ndoka me ironi shkruan se Rama del nudo dhe qytetarë e votojnë, ndërsa ndihen të fyer për veshjen e Ronelës.

“Rama po, Ronela jo! Ka 9 vite që na mashtron Rama për hapjen e negociatave, ndërsa ne mërzitemi në mënyrë plebishtare, se nuk ishte veshur mirë Ronela në Eurovision.

Rama del nudo dhe e votojnë, shkon në takime ndërkombëtare me atlete e çitjane, i themi modern, e rendit Shqipërinë të fundit në rajon për ekonomi e liri të medias dhe në fund e durojmë.

Ronelën jo, ajo na “fyeu” rëndë!” shkuan Ndoka në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad