“Ti nuk je vetëm”, Policia e Shtetit takim me mësuesit dhe nxënësit në gjimnazin “Mahir Domi” në Elbasan: Denonconi dhunën në familje!

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në moton “Ti nuk je vetëm”, “Ti nuk je i/e vetmja!” dhe “Bashkë mposhtim çdo gjë, edhe dhunën!”, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në gjimnazin e përgjithshëm “Mahir Domi”, në Elbasan u zhvillua një takim i gjerë sensibilizues. 

Në këtë takim morën pjesë 50 nxënës që ndjekin shkollën me kohë të pjesshme, drejtoresha e shkollës, psikologë, përfaqësues të Policisë së Shtetit, përfaqësues të organizatës Forumi i Gruas Elbasan dhe punonjës socialë.

Në fokus të këtij takimi ishte ndërgjegjësimi i shoqërisë, për të denoncuar rastet e dhunës.

Pjesëmarrësit në takim, drejtoresha e shkollës, psikologia, punonjësja sociale dhe përfaqësuesja e organizatës Forumi i Gruas Elbasan, përcollën mesazhe të forta, për nxënësit dhe mbarë shoqërinë, si: “Duaje, mos e dhuno! Familjes i detyrohemi dashuri, jo dhunë!” dhe “Familja është krijuar për të qënë Parajsa jonë në tokë, jo ferr dhune.” Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Ardian Çipa, përcolli mesazhin: “Dhuna në familje ndodh pas dyerve të mbyllura, ju nxirreni në dritë, ne ndëshkojmë përgjegjësit!”.

Zjarr Tv Ad