Plas SHERRI në Kuvend/ Deputetët e Berishës rrethojnë Bardhin: Të të vijë turp! Ndërhyn Erion Braçe

0
2264
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetët e Partisë Demokratike, edhe pse në grupime të ndryshme, Gazment Bardhi dhe Edmond Spaho janë përplasur me njëri-tjetrin në punimet e Kuvendit sot. Për disa momente, e gjithë salla i ka kthyer sytë nga debati mes dy deputetëve.

Nuk është qartë se çfarë ka ndodhur mes tyre, por zërat janë ngritur aq shumë saqë edhe deputetët e PS e kanë konsideruar skenën të turpshme. Ka qenë Edmond Spaho që ka shkuar në vendin e Gazment Bardhit dhe diçka i ka thënë.

Ata kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin ku janë përdorur dhe fjalët “zhduku”, “s’të vjen turp”, “palaço”.

Shkaku i sherrit mes tyre është bërë deklarata e bërë një ditë më parë në emisionin Open nga Gazment Bardhi që tha se një nga deputetët e Rithemelimit “ka një vilë që kushton 760 mijë euro” dhe i ka akuzuar si peng të Edi Ramës.

Edmond Spaho i është drejtuar Gazment Bardhit me fjalët: Je shpifës, gënjashtar dhe legen qe thua qe vila 760 mije euro eshte e njerit nga kater deputetet Noka, Shehu, Spaho, Leskaj.

Zjarr Tv Ad