Rrëzimi i rezolutës për Srebrenicën, Balla i “mbyll derën” përfundimisht Berishës: Asnjë propozim që vjen nga ai, nuk miratohet në Kuvendin e Shqipërisë

0
135
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi ka rrëzuar gjatë seancës së sotme plenare rezolutën për të dënuar genocidin serb në Srebrenicë, i iniciuar nga Tritan Shehu dhe i firmosur nga deputetët demokratë.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për mediat, tha se kjo rezolutë u rrëzua vetëm për shkak se firmëtar i saj është edhe Sali Berisha. Sipas tij, asnjë rezolutë e fimosur nga ish-kryeministri nuk do të miratohet ndonjëherë në Kuvendin e Shqipërisë.

“Njëri prej deputetëve propozues në kërkesën e depozituar nga disa prej tyre, quhet Sali Berisha, deputet i pavarur, i cili me vendimin që ne kemi marrë është i papranueshëm për asnjë lloj propozimi, ndaj kemi marrë vendimin të rrëzojmë çdo propozim që ka firmën e tij.

Deputeti i pavarur Sali Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA për vepra korruptive dhe minim të demokracisë, ndaj sa herë të depozitohen kërkesa me firmën e tij, ato do të rrëzohen. Përsa i përket Srebrenicës, besoj e keni kuptuar qëndrimin tonë sot, ndaj i bëj thirrje kujtdo që ka bërë shkrime keqdashës, Kuvendi ka rrëzuar një kërkesë për shkak të emrit të propozuesit. Asnjë propozim që vjen nga Sali Berisha, nuk miratohet në Kuvendin e Shqipërisë.

Nesër kemi një takim me krerët e Grupeve Parlamentare, ku do të diskutojmë për emrin e Presidentit të ri. Kryeministri Edi Rama ka qenë shumë i qartë që Presidenti i ri të mos jetë i PS-së, por i të gjithë qytetarëve. Nesër do të diskutohet për të gjitha. Ne e kemi përcaktuar qartë se cilat janë fushat nga mund të vijë Presidenti i ri”, tha Balla.

Zjarr Tv Ad