I shpëtoi jetën të moshuarit, Leli: Nuk ishte një veprim heroi, thjesht një reagim normal si mjek

0
213
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ditën e djeshme i ka ardhur në ndihmë një të moshuari i cili pësoi parainfarkt teksa ishte në bregdet.

Sëë fundmi, Leli tha se ishte një reagim normal që do të bënte çdo mjek dhe nuk do që ta trajtojë si një veprim heroi.

“Nuk dua ta trajtoj me dimensionet e heroit. Thjesht ishte një reagim normal i çdo mjeku. Ishte rastësi që pamë pak më tutje një zotëri që pësoi një situatë jo të këndshme. U përpoqëm t’i jepnim ndihmën e parë. Zotëria u transferua më pas për në spital. Ishte një reagim normal por dua të them një këshillë për moshat e treta që të kujdesen shumë. Janë ngritur temperaturat, shumë guximtarë futen në det dhe si mjek këshilloi që të kujdesemi dhe të mos kemi incidente të tilla.

Është detyra e mjeku. Çdo mjeku i ndodhin situata të tilla dhe nuk mendohen dy herë për të dhënë ndihmën në momente të vështira”, tha Leli për ABC.

Zjarr Tv Ad