Taulant Balla optimist për zgjedhjen e një presidenti konsensual: Ja çfarë ka marrë përsipër Fatmir Mediu

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla është shprehur optimist për zgjedhjen me konsensus të presidentit të ri të vendit.

Sipas Ballës, Fatmir Mediu ka marrë përsipër që të negociojë me të gjitha palët e opozitës, në mënyrë që të dilet me propozime konkrete nga ana e tyre, për kandidatër për president. Dua tju them që me të dy grupet parlamentare, ka pasur një gadishmëri për të hedhur në tavolinë emra konkretë.

Zoti Mediu po bën një përpjekje për të ardhur me emra konkret, shpresoj që të ketë reagim dhe nga grupi parlamentar i PD, por tani nuk kemi më mundësi që të shtyjmë afatet, pasi në datë 16 është raundi i parë, nuk dua që të hyjmë sot në më shumë detaje, janë biseda shumë të frytshme.

Të paktën me 2 nga 3 grupet ne jemi ulur në terma konkretë, kemi rënë dakord që të ulemi përsëri në ditët në vijim, madje në orët në vijim”, u shpreh Balla jashtë Kryesisë së Kuvendit, ku u mbajt edhe takimi. Në takimin e thirrur sot nga Balla, nuk ishte i pranishëm Enkelejd Alibeaj nga PD, i cili duket se nuk ka gjetur dakordësinë e shumicës së deputetëve të grupit parlamentar për të qenë pjesë e procesit.

Të hënën është edhe raundi i parë i votimit për presidentin, ku socialistët pritet që të mos çojnë asnjë emër, pas negociatave të hapura me opozitën, për ta zgjedhur kreun e shtetit në mënyrë konsensuale.

Zjarr Tv Ad