Sali Berisha tha se Yuri Kim po bën fushatë elektorale kundër tij, në prag të garës për kryetar partie të PD. Berisha iu përgjigj deklaratës së ambasadores amerikane, e cila tha se nga 200 vendime për shpallje non grata nga SHBA, asnjë nuk është tërhequr.
“I bëj thirrje Presidentit Biden që të mos lejojë përfaqësuesit e tij të ndërhyjnë në punët e brendshme të partive politike, veçanërisht përpjekjet e paimagjinueshme për caktimin e kryetarit të opozitës shqiptare, të partisë konservatore shqiptare”, tha Berisha gjatë një konference për mediat me gazetarët.
Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë u shpall bashkë me familjen person i papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, për shkak se ishte i përfshirë në korrupsion madhor. SHBA, përmes ambasadores Kim, por edhe zhytarëve të tjerë, ka bërë disa herë me dije që do të ndërpresë marrëdhëniet me PD nëse Berisha zgjidhet kryetar i saj.