Inspektor i Kontrollit të Taksave në Durrës dhe koordinator i PS, kush është 32-vjeçari që goditi rojen dhe tentoi të futet me forcë në Kryeministri

0
172
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarje e shënuar ditën e djeshme, ku një 32-vjeçar ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Kryeministrisë.

I riu që tentoi të futet me forcë në Kryeministri është Aurel Latifi, i cili për të hyrë brenda ka goditur njërin prej punonjësve të Gardës së Republikës që shërben te dera e Kryeministrisë, për arsye që nuk dihen.

Mirëpo mësohet se Aurel Latifi është Inspektor i kontrollit të Taksave të Bashkisë së Durrësit, si dhe koordinator i PS për zonën e Kënetës në Durrës.

Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar Latifin që të godasë rojen dhe të tentojë të futet në Kryeministri me forcë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Aurel Latifi, 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë”, njofton policia dje në lidhje me ngjarjen.

Zjarr Tv Ad