Yuri Kim: Kjo është toka e Skënderbeut, unë jam admiruese e madhe e tij

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim theksoi gjatë ceremonisë së përurimit të restaurimit të Kullës në kalanë e Pezës se duhet parë nga e ardhmja duke mësuar nga gabimet e së shkuarës.

Ky ishte mesazhi që ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim theksoi gjatë ceremonisë së përurimit të restaurimit të Kullës në kalanë e Pezës. Në fjalën e saj ambasadorja u shpreh se është një admiruese e heroit tonë kombëtar, Skënderbeu.

“Kjo është toka e Skënderbeut. Unë jam admiruese e madhe e tij. Ju nuk po mendoni që është toka e Skënderbeut. Por është më shumë se kaq. Është toka e fëmijëve tanë. Jemi të kënaqur që jemi këtu së bashku me të ardhmen.

Ne mund të mësojmë nga mësimet e të shkuarës. Nëse diçka shkatërrohet ne do ta rindërtojmë. Nëse vëmë tullë mbi tullë për të ardhmen ne mund ta bëjmë këtë të gjithë së bashku.

Zjarr Tv Ad