Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Berisha takon qytetarët në Lezhë: Kombi po shkon drejt shkretimit, misioni ynë është…

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, pasditen e së dielës ka zhvilluar një takim me demokratët e Lezhës në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kreut të ri të PD, zgjedhje të cilat do të zhvillohen të dielën e ardhme.

Në fjalën e tij Berisha tha se lëvizja e demokratëve e nisur në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, rikthyen në Shqipëri opozitën e vërtetë.

Sipas tij pavarësisht se kishin kundër opozitën falso, qeverinë dhe Xhorxh Sorosin, demokratët ja dolën mbanë.

“Ju jeni në një mision fisnik, ndoshta edhe më të madhin e jetës tuaj. Në vitin 90-të, ne e përmbysëm komunizmin bashkërisht, dhe ai ishte një mision historik, por ishte dhe një destinacion hiostorik, kurse në gjysmën e dytë të vitit 21 dhe deri sot, ne ringjallëm i rikthyem vendin opozitën e vërtetë, i rikthyem pluralizmin, rikthyem në jetë ashtu siç duhet të ishte si forcë politike opozita Partinë demokratike. Në këtë rrugë ne kishim vështirësi të jashtëzakonshme, dhe forca e vetme që ne kishim ishte forcva e idealeve tona. Ne kishim kundër një qeveri që nuk ka ligj as moral se në një vend demokrat kurr një qeveri nuk mendon të marrë peng opozitën. Ne kishim kundër një pseudo-opozitë e cila shërbehej në të gjitha mënyrat nga qeveria. Fatkeqësisht ne kishim kundër, ndoshta mafein më të rrezikshme ndërkombëtare atë të Xhorxh Sorosit, censura, kërcënime nga më të shumtat u bënë ndaj jush. Dështuan deklarata e përsëritura të guvernatores, e cila jashtë çdo lloj parimi, në çdo hap të rëndësishëm që bënin do të bënte një deklaratë për tu dekurajuar ju. Në të gjitha këto kushte ne arritëm në një betejë epike, demokratike kundër autokracisë”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad