Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Lezhë, ku u takua me demokratët në kuadër të fushatës së tij për zgjedhjen e kreut të PD. Berisha zhvilloi edhe një bashkëbisedim me demokratët, ku një prej tyre foli me superlativa për Berishën.
Demokrati u prezantua si ish-oficeri i Gardës së Shqipërisë, i cili tha se i ka shërbyer Berishës personalisht.
Ai iu drejtua duke i thënë se për fat të keq e do më shumë se fëmijët e tij. Ndërsa për Gazment Bardhin dhe Lulzim Bashën, demokrati i Matit u shpreh se janë “lepuj që i hamë më dhëmbë”.
“I nderuar doktor, jam oficer i gardës së republikës, ish i juaji personalisht. Vij nga Fani, jam mbështetësi juaji deri në vdekje, jo më shumë. Të përshëndes, ju dhe grupin nismëtar. Por kam një keqardhje, për ata lepujt, Lul Basha, Gaz Bardhi dhe ato qelbësirat që ne i hamë me dhëmbë, i shqyejmë lepujt. Dr. Berisha të njoh nga afër, të kam shoqëruar ku ke shkel me këmbë, në 1997 padiskutim, Skënderbeu i madh je padiskutim. Të dua fort, fatkeqësisht të dua më shumë se fëmijët e mi. Zoti a priftë mbarë dhe ne na ke me vete”, tha demokrati.