Mike Pompeo jap mesazhin në 100 vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri: S’ka rëndësi kush është në pushtet, rëndësi ka vullneti për të shkulur korrupsionin

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-sekretari i shtetit Amerikan, Mike Pompeo ka folur në Tiranë për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes SHBA-Shqipëri.

Pompeo përcolli edhe një mesazh gjatë fjalës së tij teksa tha se nuk ka rëndësi se cili është në pushtet, por e rëndësishme është të zhbëhet korrupsioni dhe konsolidohet liria e demokracia.

“Që nga viti 1922 marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera. Pavarësisht se Ambasadorja jonë punon për zotin Biden, edhe pse është emëruar nga Turmp, përkushtimi vijon po njësoj.

Shpresoj të vendosim një diversion të plotë këtu dhe të na ndihmojë të jetë me e aftë ushtarakisht dhe NATO të bëj ato gjëra që duhet të bëjë. Unë kam shërbyer si ushtar në NATO. Kjo marrëdhënie e fortë e ndërtuar mes kombeve të ndryshme dhe Shqipërisë është e veçantë në 30 vitet e fundit për të konsoliduar demokracinë.

Tani po shohim në Ukrainë që edhe pas luftës duhet ta ndihmojmë të rindërtohet. Kjo është diçka që ne do të punojmë së bashku.

Unë e shoh që kjo miqësi do të ketë edhe 100 vite të tjera edhe më të suksesshme. Unë kam shërbyer si me opozitën dhe shumicën, s’ka rëndësi. Duhet vullnet i mirë për të shkulur korrupsionin dhe konsoliduar demokracinë. Jam këtu për 100 vjetorin, por më bëni edhe një festë për 125 vjetorin”, tha Pompeo

Zjarr Tv Ad