Mesazhi i Enkelejd Alibeaj në aktivitetin e SHBA: Ka njerëz që kanë humbur busullën e duan t’i tregojnë rrugën Amerikës! Nuk do ia dalin

0
159
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeja ka marrë pjesë sot në një aktivitet të Ambasadës së SHBA, për të festuar 100 vjetorin e marrëdhënieve me Shqipërinë. Në këtë takim, Alibeaj ka dhënë një mesazh.

Fjala e tij dukej se lidhej me Sali Berishën dhe ngjarjet në Partinë Demokratike. Sipas tij, pushtetarë të korruptuar vanë vënë interesin e tyre mbi të shqiptarëve, dhe pasi kanë humbur busullën vetë duan t’i tregojnë rrugën Amerikës.

Pjesë nga fjala e Enkelejd Alibeaj:

Pushtetarët e korruptuar, ata që kanë vënë interesin e tyre mbi atë shqiptar, kanë qenë dhe mbeten kërcënimi më i madh ndaj partneritetit me SHBA. Kanë njerëz që kanë humbur busullën e që duan t’i tregojnë rrugën Amerikës. Kanë humbur rrugën në oborr dhe duan t’i humbin rrugën dhe Shqipërisë. Nuk do ia dalin. Kanë kundër shumicën dërrmuese të shqiptarëve.

Shqipëria dhe PD kanë vetëm një rrugë patriotike: Të vazhdojmë të jemi në krah të SHBA. Dhe PD është sot më e kthjellët se kurrë, se ajo Amerikë e cila vulosi suksesin e lëvizjes demokratizuese të vendit në fillim të 1990, besimit te vlerat e demokracisë që ajo përfaqëson, do të mundë ta nxjerrin Shqipërinë nga kurthi i politikës së korruptuar të tranzicionit.

Ne do e nxjerrim Shqipërinë nga tranzicioni politik korruptiv që po plak dhe po mpak popullsinë në Shqipëri. Në emër të PD ju falenderoj nga zemra me besimin se e ardhmja do të jetë më e mirë. Për PD nuk ka asnjë mëdyshje se partneriteti Shqipëri-SHBA dhe SHBA-PD mbetet i paprekur.

Zjarr Tv Ad