Nga Ylli Manjani
Në Republikën Kryeministrore të Shqipërisë, Presidenti duhet të jetë vartës i Kryeministrit.
Si gjithë të tjerët xhanëm. Parlamenti, drejtësia, ministrat e administrada po e po, opozita, madje edhe bisnesi janë nën Kryeministrin. Ata mund të rrinë pranë ose rreth Tij, por kurrë mbi apo të pavarur nga Ai, siç autorizon Kushtetuta.
Dita e sotme shënon krizën politike e kushtetuese në vend. Duhet të votohet për President por askush në Parlament nuk guxon të paraqesë një kandidat!!!
Kjo tregon se sa i kalbur është sistemi politik në vend.
Kjo tregon se në ç’dekadencë ka rënë organizimi dhe hierarkia politike e shtetit.
Kjo tregon se kushtetuta nuk është më themeli i shtetit, por rregullore e kryeministrisë. Sipas kësaj rregulloreje Presidenca është thjesht kaldajë që punon kur i hedh qymyr qeveria…
Nuk kemi gjë në terezi jo!
Reformat nuk mjaftojnë më. Rilindjet e rikthimet jo e jo.
Duhet përmbysje…