Detajet/ Plagosja e ish-kandidatit për kryetar të PS në Durrës, ngjarja në një lokal

0
154
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ardit Kërtusha, ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste në Durrës është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e plazhit në Durrës, i cili është në pronësi të reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy.

Sipas burimeve ka qenë një person me kapele i cili është afruar pranë Kërtushës duke e qëlluar me armë zjarri.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ndërkohë që pas plagosjes Kërtusha është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të 2020-ës, Kërtusha kandidonte për kreun e PS-së në qytetin bregdetar, por krejt papritur ai u tërhoq nga gara.

Asokohe, përmes një letre publike, Kërtusha me tone të ashpra kritike për procesit tha se nuk zbatohej statuti i partisë, më saktë parimi; një anëtar një votë. Mes të tjerash ai lëshoi akuza dhe në drejtim të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Në fushatën zgjedhore të 25 prillit të vitit 2021, Kërtusha iu bashkua PD-së dhe u shfaq në disa takime elektorale përkrah drejtuesve lokalë të PD dhe ish-kryetarit Lulzim Basha.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad