Presidenti Meta: 17 maji, dita me e erret e pluralizmit politik. Marreveshja e turpshme dhe tinzare, ne erresire, tashme eshte ekspozuar para drites se diellit

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i shtetit, Ilir Meta, doli në një konferencë për shtyp më 17 maj, për të denoncuar marrëveshjen e 17 majit të para 5 viteve mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

“Ajo marrëveshje e turpshme dhe tinëzare e realizuar në errësirë të plotë 5 vite më parë, tashmë është ekspozuar në dritën përvëluese të diellit për qytetarët e Shqipërisë.

Ajo nuk ishte një marrëveshje vetëm kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por ajo vijoi edhe gjatë fushatës zgjedhore dhe më pas. Jo vetëm kaq, por ajo vijoi përgjatë 5 viteve dhe gëlon ende.

Djegia e mandateve parlamentare të opozitës ishte pjesë e kësaj marrëveshje, duke i garantuar pushtetin kapjen e plotë të të gjithë pushteteve. Pjesë e marrëveshjes ishte edhe bojkoti i zgjedhjeve vendore, duke i ofruar partisë-shtet kontrollin mbi të gjitha bashkitë dhe këshillat bashkiake. Pjesë e asaj marrëveshje ishte edhe mos-regjistrimi i PD në KQZ më 13 tetor 2019. Ishte pjesë e asaj marrëveshje që të kalonin me nxitim dhjetëra koncesione korruptive, pronat e shqiptarëve shkuan si dhuratë për oligarkët.

Po kështu edhe shembja e Teatrit Kombëtar pikërisht më datën 17 maj, ishte pjesë e një bashkëpunimi të qartë dhe tashmë është pjesë e një politike të strukturuar për të zhbërë identitetin dhe për të nxjerrë në ankand trashëgiminë.

Edhe shitja e zgjedhjeve të 25 prillit, duke prishur në heshtje edhe marrëveshjen e 5 qershorit, ishte pjesë e marrëveshjes së 5 viteve më parë,” tha Meta.

Zjarr Tv Ad