Belind Këlliçi e la me “gisht në gojë”?/ Ibsen Elezi, mesazh FRPD-së

0
1577
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati për kryetar të PD-së, Ibsen Elezi, ka akuzuar kreun në detyrë të FRPD-së, Belind Këlliçi, në lidhje me dështimin e një takimi të planifikuar sot te selia e PD-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Elezi shkruan se edhe Këlliçi e konsideron partinë si pronë private dhe si kupton detyrimet që ka.

Më tej ai ka edhe një mesazh për FRPD-në, ndërsa thekson se takimi i radhës është shtyrë për në datë 19.

“Në takimin e sotëm të orës 13.00, te selia e PD me FRPD e Këlliçit !

Edhe ky e konsideron si pronë private dhe si kupton detyrimet që ka.

Unë nuk çuditem se e kam akuzuar për falsifikator të zgjedhjeve të 13 qershorit 2021 me procesverbal të firmosur dhe kjo e sotmja më duket normale.

I bëj thirrje FRPD reale se takimi është shtyre për në datë 19.05.2022, ora 12.00 te selia e PD.”-shkruan Ibsen Elezi, ndërsa bashkëngjitur publikon një foto të sallës bosh, duke treguar se në takim nuk ka shkuar asnjë anëtar i FRPD-së.CNA.al

Zjarr Tv Ad