Në mëngjesin e 17 majit të dy viteve me pare, u regjistrua një ditë e zezë për artin në Shqipëri.
Ishte ora 04:30 e mëngjesit kur godina e Teatrit Kombëtar dhe Eksperimental u rrethua nga fadroma dhe Forcat Speciale Policore, duke arritur qëllimin: rrënimin e ndërtesës historike në qendër të Tiranës.
Të ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv për të folur edhe më shumë rreth kësaj teme ishin Andi Tepelena aktivist dhe Edmond Budina aktor dhe aktivist. Kanë kaluar dy vjet po e keqja nuk na ka dalur, plaga është e hapur dhe do jetë dhe për shumë vitë te tjetr, nuk mbyllet kjo plagë pa I shkuar të drejtës deri në fund.
Sot do të ketë takime dhe aktivistët do të mblidhen përpara teatrit ku ndodhi mascara e shkatërrimit për tju çuar mesazhin atyere që e shembë n se ne nuk harrojmë . Fakti që u bënë bashkë artistë aktivoistë dhe qytetarë të ndryshëm tregojnë forcën qytetare”, u shpreh Tepelena.
Ndërsa Budina u shpreh se dita e sotme për të është një ditë zie, dhe gjithashtu se ato nuk kanë hequr dorë së luftuari.
“Nuk e di sot për mua është një ditë zie dhe këtë e them shumë i trishtuar për atë çfare ka ndodhur por i bindur në luftën që kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë.
E vërteta është se ne po vazhdojmë të sfida. Ne me fytyrat tona i kemi denoncuar në SPAK ‘vrasësit e Teatrit’ dhe të gjithë atë që kanë firmosur dhe e kanë mbështetur e sabotuar çështjen e Teatrit Kombëtar. Unë kam besim që tetari do ndërtohet siç ishte dhe ku ishte por duhet këmbëngulje. Na kanë kërcënuar me jetë. Na kanë hedhur gjyqeve dhe vazhdojmë të jemi gjyqeve”, tregoi Budina.