Parlamenti i Finlandës miraton propozimin për t’u bashkuar me NATO-n

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Parlamenti i Finlandës ka miratuar me shumicë dërrmuese një propozim për të aplikuar për anëtarësim në aleancën e NATO-s.

Propozimi u miratua me 188 vota pro dhe 8 kundër.

Finlanda tani pritet të nënshkruajë një aplikim zyrtar dhe ta dorëzojë atë në selinë e NATO-s në ditët në vijim, së bashku me Suedinë. Suedia nënshkroi sot dokumentin e aplikimit dhe paralajmëroi se dorëzimi do të bëhej brenda javës bashkë me Finlandën.

Kjo vjen pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti finlandez, Sauli Niinistö, dhe kryeministrja e Suedisë, Magdelena Andersson do të takohen me presidentin amerikan, Joe Biden, të enjten për të diskutuar aplikimet e tyre në NATO

Zjarr Tv Ad