Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së Gjykatës së Apelit, lidhur me vendimin e marrë për caktimin e gjyqtarëve me short që do shqyrtojnë kërkesën e Rithemelimit, për të mos pranuar ankimimin e bërë nga kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.
Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha shkruan se ky vendim është marrë në kundërshtim me ligjin, duke thënë se PD nuk ka marrë asnjë kopje të këtij vendimi.
Sipas Berishës kjo është deklarata e parë në historinë e botës, ndërsa shton se është diktuar nga kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja Yuri Kim për të ndërhyrë në drejtësi.
Status i plotë:
Deklarata e pare ne historine e botes!
Te dashur miq, prej tre javesh, ne kundershtim flagrant me ligjet e vendit gjate te cilave Gjykata e Tiranes nuk i dha PD nje kopje te vendimit anti ligjor te gjykateses Blerina Muça, e cila ne kundershtim flagrant me ligjin dhe me nderhyrje antikushtetuese te Edi Rames dhe Guvernatores Kim (sic e pohoi ajo vete) shpalli pale ata qe kurre nuk kane qene pale.
Kete vendim antiligjor kjo gjykate e dergoi sot ne Apel, perseri duke mos ia dhene vendimin PD, e cila ishte pale e vetme ne proces.
Por ky akt antiligjor ne nje rast unik ne historine e Shqiperise dhe te botes, shoqerohet nga nje deklarate politike e gjykates se Apelit publikuar dy ore para se sa te hidhet shorti per gjyqtarin qe do te shqyrtonte çeshtjen.
Kjo deklarate qe asnjehere nuk eshte bere ne paradhenie nga ndonje gjykate, as ne diktature, deshmon ne menyre te pakundershtueshme:
1- nderhyrjen e turpshme dhe diktimin e nje deklarate te tille gjykates nga Edi Rama, e cila tregon perpjekjet e tmerrshme per ndikimin ne drejtesi.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete nderhyrje brutale ne punen e gjykatave, rikujtojme se nje deklarate e tille nuk eshte bere as kur Alibasha sulmoi eger gjykatesin e gjykates se Tiranes, nje dite para se te vendoste per kuvendin e 11 Dhjetorit te vitit 2021 te PD.