Evi Kokalari: Nuk kam thënë që Sekretari Pompeo do takohej me Berishën

0
141
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja Evi Kokalari përmes një shënimi në llogarinë e saj në rrjetet sociale, thotë se nuk është shprehur se ish-sekretari amerikan Mike Pompeo do të takohej me Sali Berishën, gjatë një vizite në Tiranë.

E ftuar në media, ajo tha se ishte përpjekur të organizonte një event tjetër me Pompeon, ndryshe nga ai për 10 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Sot, aktivistja mohon të ketë ndërmarrë ndonjë veprim të tillë.

Kokalari zbuloi se kishte negociuar me shefin e stafit të Pompeos për të organizuar një event të dytë në Shqipëri, duke mos dhënë detaje për llojin e eventit, por Ambasada e SHBA në Tiranë së bashku me Taulant Ballën ndërhynë duke organizuar një event të tyre.

“Unë di të them dhe këtë. Që unë e kam diskutuar çmimin për eventin e dytë. Nuk mund të shkoj në detaje, jo aq sa e para por është shumë e lartë”, tha anëtarja e komisionit të rithemelimit të PD-së.

Zjarr Tv Ad