Deputeti Agron Duka, ka thënë gjatë mbledhjes mes grupeve parlamentare për përzgjedhjen e Presidentit të ri, që të mblidhen 20 firmat e nevojshme dhe të dërgohet një propozim.
Më pas ai shton, se i mbetet në dorë maxhorancës për ta pranuar ose jo atë.
“Kaq e vështirë qenka kjo punë? Një proces që është i qartë. Maxhoranca thotë që bën një gjysmë oferte. Sillet një propozim. A kemi zgjidhje tjetër ne?
Nëse maxhoranca thoshte që në fillim që ju do e zgjidhni, sillni kandidaturat. Unë për vete mendoj që duhet të gjejmë gjuhë bashkëpunimi, do të tentoj edhe vetë personalisht të gjejmë 20 firma, të sjellim ju, them se do e digjni. Të paktën të kemi sy e faqe përballë publikut dhe njerëzve që të themi që raundet e tjera bëjeni vetë sepse ne s’vijmë fare. Gjithsesi s’kemi rrugë tjetër veçse ta provojmë. Nuk ma kap truri të jetë e vështirë kjo punë.
Të vijmë troç gjërave. Të jep fjalën Taulant Balla, ata e kanë ndarë mendjen. Nëse pranojnë kandidaturat tona, ta provojmë njëherë, të bëjmë një tentativë. Te 84 nuk shkon. 8 veta bëj dhe unë. Nëse do ta gjesh konsensual, kështu që mendoj se duhet të tregohemi më pragmatist”, tha Duka.