Berisha: Sot në ora 18:00, takimi me demokratët në Berat!
Në vazhdën e fushatës së tij si kandidat për kreun e Partisë Demokratike, lideri historik i PD, Sali Berisha, do të shkojë pasditen e sotme në qytetin e Beratit për të bashkëbiseduar me demokratët dhe shpalosur platformën e tij në krye të një partie që po rithemelohet në çdo aspekt.
Berisha njoftoi në Fb: “Turi i ri! Sot në ora 18:00, takim me demokratët në Berat në ambientet e Pallatit të Kulturës. Ftohen të gjithë qytetarë të marrin pjesë në këtë takim.“
Dje, Berisha zhvilloi takimin me demokratët e Durrësit, të cilin mund ta shihni në video.
Motoja e kësaj fushate, e cila ka në fokus rithemelimin dhe rimëkëmbjen e partisë më të madhe të opozitës, mbetet: “Më të bashkuar – më të fortë – më të hapur”.