Frrok Çupi komenton zgjedhjen e presidentit të ri dhe parashikon çfarë do të ndodhë

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Frrok Çupi ka komentuar lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri për të cilin u shpreh se e gjithë kjo çështje i kujton novelën e Kadaresë ‘Ra ky mort e u pamë’.

Ai shprehet se Presidenti ka rëndësi, por zgjedhja e tij jo sepse kushtetuta e ka krijuar në atë mënyrë që nuk krijohet krizë.

“Ky moment politik më sjell në mendje një novel e Kadaresë ‘Ra ky mort e u pamë’. Kjo i shkon shumë kësaj që po ndodh, domethënë ra çështja e presidentit dhe politikës i erdhi një zog në dorë për tu marrë me një punë.

Presidenti ka rëndësi, por zgjedhja e tij nuk ka rëndësi. Ai është mbajtësi i penës së sovranitetit etj etj, por zgjedhja e tij është shumë e thjeshtë dhe kushtetuta e ka krijuar në atë mënyrë që nuk krijohet krizë”, tha Çupi.

Zjarr Tv Ad