Alibeaj, kryetar i PD-së?/ Boçi: Nuk e njeh as Rama, tallet duke i çuar Ballën

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka reaguar në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit.

I pyetur nëse do të marrin pjesë në votim, në rast se Alibeaj siguron 20 vota dhe sjell një emër, Boçi theksoi se së pari duhet të jetë një proces kushtetues. Sipas tij emri dhe procesi duhet të jenë në harmoni kushtetuese. Duke u ndalur tek Enkelejd Alibeaj, Boçi tha se as Rama nuk e njeh si “kryetar i komanduar”, sikurse pretendon ai.

Sipas Boçit, Rama tallet me Alibeajn, duke i çuar Ballën në negociata.

“Qëllimi ynë ka qenë një proces me dy drejtime, zgjedhjen e Presidentit, por dhe bashkimin e PD-së. Ishte një rast i artë për bashkimin e PD-së. Por një emër që vjen jashtë proceseve kushtetuese, nuk merr besimin e nevojshëm. Emri duhet të shkojë në harmoni të plotë me një proces kushtetues. Alibeaj nuk ka të drejtë të jetë përfaqësues i opozitës, mund të jetë deputet i thjeshtë e ka përfunduar edhe atributin e kryetarit të grupit parlamentar, të caktuar nga Rama dhe Balla.

Negociatat janë parlamentare. Ai mund të pretendojë se është kryetar i komanduar, por këtë pozicion nukia pranon as Rama. E tall aq shumë se i çon Ballën si negociator të aprovuar prej tij. Dhe realizon negociatë me atë që do, dhe ai që do është Alibeaj.

Kjo është njësoj sikur Real Madrid të zgjedhë për finale Turbinën e Cërrikut”, -tha Boçi./CNA.al

Zjarr Tv Ad