“Po atë serën tek inceneratori pse nuk e inauguroni?”/ Kryemadhi akuza Ramës dhe ministres së Bujqësisë: Jepni llogari për fondet e BE-së për fermerët

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka akuzuar ministren e Bujqësisë dhe kryeministrin Edi Rama se bëjnë shëtitje në kamera duke folur për bujqësinë. Ndërsa u ka shtruar edhe një pyetje se përse serën tek inceneratori nuk e inaugurojnë.

Kryemadhi ka shtuar se Rama duhet të japë llogari se çfarë është bërë me fondet e BE-së me fermerët.

Postimi i plotë në Facebook:

“Dyshja qeveritare Rama-Krifca paskan bërë sot një shëtitje me kamera duke folur për bujqësinë shqiptare. Këtë IPARD III e morëm vesh, po atë serën tek inceneratori pse nuk e inaguroni?

Mos harroni se keni llogaridhënie edhe për këto subjekte në Durrës:

1.Basilika e Shën Mëhillit dhe

2.Bioplant Shpk

Kanë zhvilluar investim me fondet e BE dhe aprovimin e AZHBR të drejtuar nga ju, pse nuk i promovoni punët e tyre? Jo për gjë, po edhe po nuk i sqaruat ju, nuk do ngelen pa u sqaruar fermerët se çka ndodhur me fondet e BE dhe shtetit shqiptar, që duhet t’i merrnin familjet shqiptare në bujqësi.

 

Zjarr Tv Ad