Krerët e Policisë spanjolle mbërrijnë në Tiranë: 7 shqiptarë gati të ekstradohen, akuzohen për drogë dhe grup kriminal

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia shqiptare dhe homologët në Spanjë kanë zhvilluar ditët e fundit disa operacione të rëndësishme, ku janë arrestuar shtatë persona të cilët do të ekstradohen pasi kërkohen për vepra të ndryshme penale.

Sot, krerët më të lartë të Policisë spanjolle kanë mbërritur në Tiranë dhe kanë falenderuar homologët shqiptarë për bashkëpunimin e suksesshëm. Këto veprime vijnë pas firmosjes së marrëveshjes së ekstradimit mes dy vendeve.

“Janë arrestuar 7 persona të kërkuar nga SPanja për krime të rënda, organizatë kriminale, trafik droge, etj. Duam të falenderojmë autoritetet shqiptarë për punën. Ky është vetëm fillimi në luftën kundër krimit”, u shpreh një nga drejtuesit e Policisë spanjolle.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë spanjolle, po ashtu dhe angazhimin e Policisë shqiptare, për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga Spanja.

Zjarr Tv Ad